“Ilda Bejleri aksidenton rëndë 64-vjeçaren dhe largohet nga vendngjarja”, reagon moderatorja

“Ilda Bejleri aksidenton rëndë 64-vjeçaren dhe largohet nga vendngjarja”, reagon moderatorja

Moderatorja e njohur Ilda Bejleri ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”, pas lajmit të publikuar në mediat online për aksidentin që supozohet të këtë shkaktuar mesditën e sotme, tek ura e Lanës.





Mediat bënë me dije se një  64-vjeçare është goditur rëndë teksa po kalonte vijat e bardha, ndërkohë që gazetarja është larguar nga vendngjarja. Automjeti “X5” i zi sipas mediave rezulton të jetë i Ilda Bejlerit, gazetares së  sportit në Top Channel.

Pas lajmit që qarkulloi në media, moderatorja reagoi me anë të një postimi ku shkruan:

“Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!”– shkruan Ilda.

TAGS