Nën organizimin e Organizatës Evropiane të Lojërave të Fatit (EOGL), dje, 11 korrik, në Banja Llukë u mbajt konferenca ndërkombëtare me titull “Zgjidhjet e reja rregullatore të lojërave të fatit në Evropën Juglindore: Ndikimi i standardeve të rregullimit të përgjegjshëm të lojërave të fatit” ku janë përmendur trendet e reja në regjion, të cilat mundet ose tashmë janë me efekte negative në tregje, por edhe në shoqërinë në tërësi.
Në konferencën ku janë mbledhur një numër i madh i ekspertëve nga kjo industri, është diskutuar për ndryshimet ligjore në vendet e regjionit. Në raport me ndryshimet, përskaj faktit që të njëjtat janë në kundërshtim direkt me qëndrimet esenciale të Bashkimit Evropian për tregti të lirë, ndërprerja e monopolit dhe konkurrencës së drejt, si dhe standardeve të arritura moderne për mbrojtjen e lojtarëve, grupeve të prekshme si dhe organizimit të përgjegjshëm të lojërave të fatit, është e përbashkët edhe ajo që po përshtaten në punën e kompanive të palicencuara të huaja dhe lindjes së tregut të zi dhe e gjithë kjo në llogarinë e lojtarëve vendor të lojërave të fatit.
Ekspertët juridik, hulumtuesit dhe përfaqësuesit e shoqatave profesionale që morën pjesë në konferencë kanë folur për fenomenin e largimit të palogjikshëm të zgjidhjeve rregullatore nga propozimi i vendosjes së largësisë prej 500 metra nga institucionet arsimore në Maqedoninë Veriore ( që rezulton me mbylljen e tërë industrisë), deri në ndalesën e plotë të lojërave të fatit në Shqipëri dhe në Kosovë. Ata theksuan se e gjithë kjo është e ndjekur me humbje serioze buxhetore, shkon në dobi të zhvillimit të tregut të zi me të gjitha efektet negative të cilat ai i bart, të udhëhequra nga pamundësia e mbrojtjes së lojtareve dhe kategorive të prekshme-kryesisht adoleshentëve- me interesat e të cilëve po arsyetohen propozuesit e këtyre ndryshimeve ligjore, pastaj duke e injoruar faktin se ndalesat e tilla janë në kundërshtim me standardet evropiane dhe se ato nuk ekzistojnë në rregulloret e vendeve të zhvilluara evropiane.
Pikërisht në këtë kontekst, në konferencë ka folur edhe kryetari i Asociacionit të Bastoreve Sportive në Maqedoni, Vasko Ilijevski i cili ka folur rreth propozim ndryshimeve aktuale të Ligjit të lojërave të fatit në RMV.
Duke përmendur largësinë e propozuar prej 500 metra nga objektet fetare dhe arsimore nga ana e propozuesve të ligjit, Ilijevski theksoi se nëse miratohet ky ndryshim, kjo definitivisht do të nënkuptonte mbylljen e tërë industrisë. Si rezultat i kësaj, më shumë se 7.700 të punësuar brenda natës do të ngelin pa punë, ndërsa shteti do të humbas shuma të mëdha të cilat në bazë të tatimeve dhe kontributeve tjera nga kjo industri ekonomike futen në buxhetin shtetëror. Kërcënimi më i madh për shtetin, pastaj edhe për adoleshentët ku propozuesit e ligjit po arsyetohen, është ajo se mbyllja e bastoreve legale do ta hap rrugën për hapjen e bastoreve ilegale dhe zhvillimin e ekonomisë së zezë. Në kushtet e këtilla askush, madje as adoleshentët nuk do të janë të mbrojtur, përfundoi fjalimin Ilijevski.
Në prezantimet e tyre, pjesëmarrësit në konferencë e panë tretmanin e kombinuar dhe të pabarabartë të lojërave speciale të fatit përmes ngarkesave të ndryshme tatimore dhe tatimit në fitim ( madje edhe me shkallë më të vogël) që është prezent në thuajse të gjitha vendet e regjionit. Në erën e rritjes së padiskutueshme përmes internetit dhe komunikimeve celulare, ata theksuan se një veprim i tillë- sidomos tatimi i fitimit- direkt i orienton lojëratët drejt operatoreve në internet të palicencuar ( tregu i zi në internet ) ku nuk ekziston një tatim i tillë, duke përkujtuar edhe në pasoja tjera të dëmshme nga një politikë e këtillë tatimore.
Në kontekst të mjedisit social dhe juridik ku është e mundur që ligjet që kanë pasoja kardinale për ekonominë dhe bashkësinë në vendet e regjionit të miratohen, pjesëmarrësit në konferencë përfunduan se fenomenet e këtilla janë rezultat i institucioneve shtetërore të pafuqishme dhe të pa ndërtuara, që sipas rregullit sjell deri në korrupsion. Derisa disa prej institucioneve rregulltaroe, ashtu si janë për shembull në Republika Srpska dhe Maqedoninë Veriore, tregojnë doza të jo seriozitetit ( e cila sipas esencës së saj është e vetmja në botë) ekzistojnë edhe shumë shembuj pozitiv në regjionin e Evropës Juglindore.
Kështu për shembull, në Serbi në vitin 2011, për shkak të korrupsionit të më shumë të punësuarve në Drejtorinë e lojërave janë arrestuar, në Kroaci, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut thuajse janë eliminuar në tërësi tregjet ilegale, në Serbi është vendosur komunikim midis të gjitha palëve të përfshira si dhe është formuar një Grup Punues që është duke përgatitur ndryshimet ligjore dhe analizën e përgjithshme të efekteve potenciale nga ndryshimet, ndërsa në Mal të Zi, me kërkesën e qytetarëve, Parlamenti e ndërpreu tatimin në fitim, ndërsa Gjykata Kushtetuese e ndaloi instalimin e terminaleve në objektet shërbyese për mbrojtjen e vërtet të adoleshentëve.
Konferencën e hapi Sekretari i përgjithshëm i Asociacionit Evropian të Lojërave të Fatit, Zoran Puhiç, i cili me 13 qershor të këtij viti mori pjesë në Diskutimin Publik në parlament në bazë të propozim ndryshimeve të ligjit për lojërat e fatit, ku theksoi se Ligji aktual për lojërat e fatit në RMV tashmë i ka të gjitha elementet e mbrojtjes së adoleshentëve, të cilat njashtu i kanë edhe ligjet adekuate në vendet e zhvilluara.
“Drejtimi ku mundet dhe duhet menduar nuk është ligji, por shembulli i vendeve të BE-së, përfshirjen potenciale të organizatave profesionale dhe individëve dhe zhvillimit të programeve për edukim dhe preventivë, si dhe zhvillimin e programeve e të ashtuquajturës lojëra të fatit të përgjegjshme”, përfundoi atëherë Puhaç.