9 Nëntor 2018 / 14:14
PSP-ja pas një procedura parahetimore, nën kodin “Imperija”, ka hapur hetime të reja kundër Jordan Kamçevit, Sasho Mijallkovit, Nenad Josifoviqit, Cvetan Pandeleskit, Ratka Kunovska-Kamçevska, Hristina Kamçeva-Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviç, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijalçev dhe Jovançe Taskovski, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “bashkim kriminal”.
“Gjatë ditës së sotme nga ana e Prokurorisë Publike, në bashkëpunim me MPB-në, janë kryer 12 bastisje dhe janë privuar nga liria 5 persona të dyshuar, të cilët gjatë ditës pritet të dalin para gjykatësit hetues.