29 Janar 2019 / 0:38
Incident në lagjen e Shutkës ku për pasoj mbetën të rrahur tre persona, nga të cilët dy zyrtar policor, supozohet të jenë shqiptarë. Ky është epilogu i përleshjes që ka ndodhur sonte në lagjen Shuto Orizarë të Shutkës, më skatë në rrugën “Indira Gandi” me ç’rsast një vajzë e mitur kushtimisht ka parë se persona të panjohur me forcë kanë futur një femër tjetër në një furgon, por nuk ka ditur se për kë bëhet fjalë. Ajo këtë ngjarje ia ka rrëfyer një personi të moshuar, i cili ka paraqitur rastin në polici. Më pas është mbledhur një grup më i madh i qytetarëve dhe në atë moment kanë hasur në një veturë në të cilën kanë qenë 3 persona, nga të cilët dy zyrtarë policor shqiptarë nga Stacioni Policor i Çairit, të cilët nuk kanë qenë në detyrë, por që janë legjitimuar si policë.
Megjithatë, edhe pse ishin legjitimuar, qytetarët e grumbulluar i kanë sulmuar policët, të cilët gjendeshin në veturë dhe ato janë dërguar në spital për t’ju dhënë ndihmë mjekësore, ndërsa për njërin nga të sulmuarit raportohet se është në gjendje kritike.
Nga policia bëjnë të ditur se po punohet në zardhjen e këtij rasti.
Loading…