Independent: Po dëgjohen sinjale në radio nga hapësira, alienët po dërgojnë mesazhe në tokë

Independent: Po dëgjohen sinjale në radio nga hapësira, alienët po dërgojnë mesazhe në tokë
Tash esht Koha

Një sinjal radiofonik misterioz po vjen nga hapësira dhe duket sikur po përsëritet sipas një strukture të caktuar, kanë thënë shkencëtarët.

Ky shpërthim i fuqishëm po vjen nga një vend i panjohur hapësinor dhe është ekstragalaktik, dhe është ndoshta “zhurma më e shpejtë e radios” e më e pazakontë e detektuar nga shkencëtarët.

Hulumtuesit tashmë kanë zbuluar një numër të zhurmave të shpejta në radio që po vinin nga një vend thellë në hapësirë, shkruan Independent, transmeton ‘periskopip.

Këta hulumtues kanë parë që ai numër i limituar i zhurmave është përsëritur sipas një strukture të caktuar, që lë të kuptohet se mund të kemi të bëjmë me një mesazh.

Por zbulimi i madh i bërë nga shkencëtarët që po përdornin teleskopin në Kanada është pikërisht që për herë të parë ata dëgjuan këto zhurma të përsëriteshin në formë të rregullt e të parashikueshme.

Astronomët nuk kanë konfirmuar këto shpjegime, me të vetmin fakt që ato po vijnë nga një zonë në hapësirë që është shumë ekstreme dhe e pazakontë.

Shpjegimet e deritashme përfshijnë nga civilizimet aliene që po na dërgojnë mesazhe neve e deri te ndonjë yll që bie në ndonjë vrimë të zezë, por fakti që këto mesazhe përsëriten sipas një strukture i ka çuar shkencëtarët drejt këtyre shkaqeve kataklizmike.

Tash esht Koha
TAGS