21 Janar 2019 / 14:56
Edhe pse zyrtarisht nuk ka kërkuar, industria e çelikut do të kënaqet me çfarëdo mase qeveritare për mbështetjen e këtij sektori, pasi BE-ja vendosi kuota mbrojtëse për importin e çelikut. Kompanitë e sektorit metalurgjik kanë përsëritur se në tre vitet e ardhshëm presin ulje drastike të prodhimtarisë dhe të ardhura më të vogla për mbi 135 milionë euro.
Shteti mund të vendos, të propozojë arsenal masash që të zbutet gjendja. Se çfarë ka shteti në dispozicion kur të ballafaqohet me këto shifra dhe kur me refleksionet e këtyre gjendjeve do të llogaritet se si kjo do të reflektohet ndaj treguesve të përgjithshëm ekonomik, mbetet shteti ta sheh këtë”- pohoi Mitko Koçovski nga Shoqata e Metalurgjisë.
Qeveria nga ana tjetër nuk jep përgjigje nëse mendon për mbështetje të drejtpërdrejtë. Paralajmëroi takim tjetër deri në fund të muajit dhe negociata me përfaqësues të BE-së.
Delegacioni i Qeverisë kah fundi i muajit do të mbajë takim me përfaqësues të BE-së në Gjenevë. Qëllimi është që vendit t’i hiqen masat e paralajmëruara dhe të gjendet zgjidhje e pranueshme dypalëshe, në kuadër të procesit të stabilizimit dhe asociimit. Ndërkohë, Maqedonia mori 5% shtesë nga kuota fillestare- theksojnë nga Qeveria e Maqedonisë.
Sipas analizës së Shoqatës, të gjitha kompanitë e sektorit do të preken nga kuotat mbrojtëse. Tek tre kompanitë, “IGM Kavadarci”, FZC nga Kumanova dhe “Metalo Promet” nga Strumica që prodhojnë gypa çeliku dhe profile, dëmi vlerësohet në 135 milionë euro për tre vite. Për kompaninë “Makstil” ku kuota është globale, nëse nuk arrin të marrë kuotë, do të ketë humbje vetëm tek vlera e shtuar prej 25 milionë euro. BE-ja vendosi kuota për importin e hekurit dhe çelikut për të gjitha vendet jashtë Unionit pa përjashtim. Kuotat në fuqi pritet të hyjnë nga muaji shkurt dhe parashikojnë dogana prej 25% që do të llogariten pasi importi ta kalojë mesataren prej vitit 2015 deri vitin 2017, plus 5%. Qeveria siguron se nuk ka hapësirë për panik dhe premtoi se do të bisedojë me Unionin që vendit t’i hiqen këto masa, por deri më tani pa rezultat konkret.
Aleksandra Spasevska
Loading…