Infektohet me koronavirus aktori i “Game of Thrones”, izolohet së bashku me familjen

Infektohet me koronavirus aktori i “Game of Thrones”, izolohet së bashku me familjen

Koronavirusi ka prekur dhe aktorin e njohur të “Game of Thrones”, Kristofer Hivju. Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.





Në postimin e tij Hivju ka shkruar se është prekur nga koronavirusi dhe po qëndron në karantinë së bashku me familjen e tij në Norvegji.

“Përshëndetje nga Norvegjia! Më vjen keq të them këtë por kam rezultuar pozitivish me COVID-19. Familja ime dhe unë jemi izoluar në shtëpi për aq kohë sa duhet. Jemi në gjendje të mirë shëndetësore. Kam vetëm simptoma të buta të një ftohjeje. Ka njerëz në rrezik më të lartë kështu që ju bëj thirrje të gjithëve që të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm.

Lani duart, mbani 1,5 metra distancë nga të tjerët, qëndroni në karantinë; thjesht bëni gjithçka që mundeni për të ndaluar përhapjen e virusit. Së bashku mund të luftojmë këtë virus dhe të shmangim një krizë në spitalet tona. Ju lutemi të kujdeseni për njëri-tjetrin, mbajeni distancën dhe qëndroni të shëndetshëm”, shkruan aktori.

TAGS