Infermierja britanike shkarkohet nga puna, tentoi ta shëronte pacientin me Bibël

Infermierja britanike shkarkohet nga puna, tentoi ta shëronte pacientin me Bibël
Tash esht Koha

Gjykata e Apelit në Britaninë e Madhe javën e kaluar ka publikuar një vendim, ku thuhet se më 3 qershor të vitit 2016 një pacient në spital ishte ankuar për sjelljen e infermieres Sarah Kuteh.

Gjykata dëgjoi nga pacienti në një spital të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, i cili ishte i diagnostikuar me kancer, se infermierja e kishte inkurajuar atë të lexonte një nga pjesët e Biblës, që të shëronte gjendjen shëndetësore nga e cila vuante.

Sidoqoftë, Kuteh bëri ankesë dy herë kundër shkarkimit të saj në Gjykatën e Apelit, duke thënë se gjykata e punësimit nuk e mori në konsideratë interpretimin e saktë dhe dallimin ndërmjet shprehjeve të përshtatshme dhe të papërshtatshme të besimeve fetare.

Tash esht Koha
TAGS