Nga zyra e Komisionit shtetëror zgjedhor, njësia rajonale – Tetovë informojnë qytetarët me të drejtë vote të përfshirë në vendvotimet nr.1969, 1972, 1972/1, 1973 dhe 1973/1, të cilët kanë votuar në objektin e Ndërmarjes publike komunale “TETOVE”, se sipas vendimit të Kryetarit të Komisionit shtetëror zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më datë 15.07.2020 për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do të votojnë në objektin e ri të SH.F. ”BRATSVO MIGJENI” (QENDRA SPORTIVE), i cili gjendet në rrugën “Boris Kidriç”, nr.69, Tetovë.
Gjithashtu, qytetarët me të drejtë vote të përfshirë në vendvotimet nr.1974, 1975 dhe 1976, të cilët kanë votuar në objektin e Komunës së Tetovës, sipas vendimit të Kryetarit të Komisionit shtetëror zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më datë 15.07.2020 për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do të votojnë në objektin e SH.F. ”LIRIA” i cili gjendet në rrugën “JNA” nr.6, Tetovë.