Alsat-M 2019-09-12T12:32:38+02:00
Inspektori i arsimit, Gjorgji Ilievski ka theksuar se është viktimë e mobingut në vendin e punës pas publikimit se tre funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në mënyrë t paligjshme kanë përparuar në karrierë.
Ai ka thënë se pas degradimit të tij, tashmë i merren edhe lëndët dhe nuk po i lejohet të punojë në terren.
Ilievski sot është pranuar në ambasadën e Gjermanisë ndërsa në takim ai u ka sqaruar për obstruksionet që i janë bërë dhe me të cilët po përballet për momentin. Ai ka paralajmëruar se do të kërkojë ndihmë edhe nga ambasada e SHBA-ve./Alsat
Loading…