18 May 2018 / 15:44
Sektori joqeveritar ka publikuar të dhëna zhgënjyese duke detektuar një pjesë të problemeve në administratën shtetërore. Sistemimi jo-përkatës i kuadrove nëpër institucionet dhe numri minimal i të punësuarve nën ombrellën shtetërore që drejtpërdrejtë ofrojnë shërbime publike, janë shkaktarët kryesorë për epitetin “administratë joefikase”. “Eurothink” dhe “Fondacioni shoqëri e hapur” si më kritike e nënvizojnë Ministrinë e Shëndetësisë ku punojnë mbi 19 mijë persona. Por, prej tyre vetëm rreth 1400 të punësuar i shërbejnë qytetarët drejtpërdrejtë. Për ta shqetësuese është edhe gjendja në Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
Ministria e Shëndetësisë
Të punësuar – 19271 Ofrues të shërbimeve publike 1434
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Të punësuar – 35234 Ofrues të shërbimeve publike 20368
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
Të punësuar – 6058 Ofrues të shërbimeve publike 3233
Duhet të kemi testime të vazhdueshme në sektorin publik, me të cilat do t’i detektojmë shkathtësitë e vërteta të punës që i posedon çdo i punësuar në administratë dhe i njëjti të sistemohet në vendin e punës që është në përputhje me shkathtësitë e tij. Duhet të mendohet për mobilitet mes sektorit publik dhe atij privat dhe kuptohet vendimi më i pa dëshiruar – të ketë largime nga sektori publik”.
Edhe krahas gjendjeve të këtilla dhe problemit të theksuar nga çdo pushtet lidhur me numrin e lartë të të punësuarve në institucionet shtetërore, OJQ-të kanë vërejtur se sipas dispozitave ligjore, megjithatë nuk ka numër të mjaftueshëm të personave të punësuar në administratë.
Për shembull, në një ministri të caktuar parashihet që të punojnë 1160 punonjës, për momentin janë vetëm 600 vende të plotësuar të punës, që do të thotë ka rreth 40% të vendeve të paplotësuara të punës në këtë moment. Ligji thotë se kjo përqindje mund të shkojë deri në 10% – deklaroi Marija Mirçevska – Fondacioni Shoqëri e Hapur.
Para zgjedhjeve, kryeministri Zaev premtonte se nuk do të bëhet revanshizëm politik dhe se nuk do të ketë largime nga administrata. Më pas, pushteti publikoi edhe propozim masën që teprica e punonjësve të administratës të jetë në dispozicion të sektorit privat, por sipas dëshirës së vetë punonjësit. Informata e fundit është se nga arka e shtetit sigurohen paga për 139 mijë persona.
Ile Petrevski