17 Shtator 2018 / 15:31
“Nuk i hodha unë i pari, por vazhdova të hedh më vonë meqë s’kam zgjidhje tjetër”. Kështu fillon krijimi i deponive të egra gjithandej në kryeqytet tha Natasha Amdiu nga “Instituti i Gjelbër”. Ajo theksoi se ngritja e vetëdijes tek qytetarët është çështja kryesore dhe duhet të punohet në këtë aspekt.
Gjetjet tona thonë se mungon komunikimi dhe bashkëpunimi në mes komunës, inspektoratit dhe qytetarëve. Qyteraët fillojnë të hedhin mbeturina, më së shpeshti material ndërtimorë dhe pastaj vazhdojnë me hedhjen edhe të teknikës së bardhë, që do të thotë ose inspektorati nuk jep dënimin e duhur për hedhjen e mbeturinave, ose nga komuna mungon vendosja e mjaftueshme e kontenierëve në vende të caktuara- deklaroi Natasha Amdiu, kryetare e shoqatës “Instituti i gjelbër.
Kreu i komunës së Kisella Vodës, Filip Temellkovski, thotë që janë në përpilim të mekanizmave të ri për shmangien e krijimit të deponive të reja.
Ajo që kemi sjellë ne si risi në komunë është se kemi angazhuar më shumë kujdestarë komunal në territorin e komunës tonë. Gjithashtu jemi duke punuar me disa kompani të informatikës inxhienerike për krijimin e një aplikacomi në të cilin do t’i kyqim edhe qytetarët që në kohë të na informojnë për krijimin e deponive të egra, po ashtu këtë vit kemi ndarë më shumë mjete nga buxheti për trajtimin e deponive dhe njëra nga modelet është mbjellja e drurëve në vendet ku krijohen deponi ose të bëhet një park- tha Filip Temelkovski, kryetar i Komunës së Kisella Vodës.
Deponitë e egra krijohen zakonisht nga materialet ndërtimore dhe mbetjet e amvisërive. Projekti për debat të hapur me qytetarët është mbështetur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe zbatohet në 4 komuna; Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Koçan dhe Dellçevë. Qëllimi i projektit është të krijohet një hartë ku gjenden deponimit e egra në këto komuna dhe të merret mendimi i qytetarëve se si të trajtohet ky problem.
Valmira Zendeli