Inter 20 milionë euro larg Lukaku

Inter 20 milionë euro larg Lukaku
20:15 | 18 Korrik 2019

Romelu Lukaku mbetet synimi kryesorë i skuadrës së Inter për merkaton e verës.

Inter është në kërkim të një lojtari për fazën ofensive, pasi skuadra ka prishur raportet me yllin argjentinas, Mauro Icardi.

‘Zi kaltrit’ kanë ofruar 60 milionë euro plus bonuse për shërbimet e lojtarit, por kjo ofertë po del të jetë e pamjaftueshme për Manchester United.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Inter janë 20 milionë euro larg Lukaku, pasi United duan së paku 85 milionë euro në tavolinë, transmeton lajmi.net.

Disa raportime kanë bërë të ditur se italianët janë duke u dorëzuar për shërbimet e belgut, dhe tashmë po monitorojnë situatën e Edinson Cavani të PSG. /Lajmi.net/

TAGS