Inter dhe Juventus luajnë baras në derbin e Italisë

Inter dhe Juventus luajnë baras në derbin e Italisë

Ka përfunduar pa fitues derbi i Serie A, ndërmjet Inter dhe Juventus.

Inter dhe Juve kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A, duke luajtur baras në një ndeshje tejet interesante.

Skuadrat u ndanë me rezultatin 1:1, falë golave të Nainggolan dhe Cristiano Ronaldo, shkruan lajmi.net.

Ishte fillimisht mesfushori i Inter, Radja Nainggolan, ai që realizoi një nga golat më të bukur këtë edicion në Serie A, kur po luhej minuta e 7’ e ndeshjes.

Pjesa e parë e këtij derbi u mbyll vetëm me golin e mesfushorit të Inter, për tu rikthyer me më shumë dinamikë në pjesën e dytë.

Përkundër shumë rasteve të krijuara, pjesa e dytë poashtu tregoi vetëm një gol. Ishte Cristiano Ronaldo që në minutën e 62’ realizoi gol të bukur me të majtën, për të balancuar takimin.

Goli i portugezit ishte ai që vulosi fatin e këtij takimi dhe vuri rezultatin përfundimtar 1:1.

Me nga një pikë të fituar, Juventus ngritët në kuotën e 88 pikëve me titullin e siguruar, kurse Inter shkon në 62 pikë duke mbajtur vendin e tretë, duke numëruar vetëm 4 më shumë sesa Roma që është në vendin e katërt. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS