Inter gjobit Brozovicin me 100 mijë euro

Inter gjobit Brozovicin me 100 mijë euro

Marcelo Brozovic është gjobitur nga skuadra e Inter.

Dje është raportuar se ylli i skuadrës së Inter, Marcelo Brozovic, është kapur duke vozitur i dehur, me ç’rast edhe i është konfiskuar patenta e shoferit.

Pas këtyre raportimeve, reagimi ka ardhur edhe nga skuadra e Inter, të cilët kanë shqiptuar gjobë për kroatin.

Mesfushori është gjobitur me 100 mijë euro, transmeton lajmi.net.

Përkundër kësaj gjobe, Brozovic pritet të jetë startues në ndeshjen kundër Torino, për shkak të mungesave në skuadër.