Inter i bashkohet garës për trajnerin që po e kërkojnë të gjithë

Inter i bashkohet garës për trajnerin që po e kërkojnë të gjithë

E ardhmja e Antonio Contes do të zbulohet shumë shpejtë.

Trajneri italian është i papunë që pas largimit nga Chelsea në verën e kaluar.

‘Corriere dello Sport’ raporton se Inter ka hyrë seriozisht në garë për Antonio Conten, përcjell ‘lajmi.net’.

Conte, që ka fituar një titull të Premierligës me Chelsean, është në bisedime edhe me Romën.

Thuhet se Conte ka një afat deri në mesin e muajit maj për t’iu përgjigjur Romës, dhe Inter mund ta shfrytëzojë këtë kohë për t’ia ndryshuar mendjen.

Te Inter, Conte do të zëvendësonte Luciano Spallettin, me ‘Zikaltërit’ që po punojnë të ndërtojnë një skuadër që do të sfidonte Juventusin në garën për titull./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS