Inter – Vidal, vjen vendimi i fundit nga Barcelona

Inter – Vidal, vjen vendimi i fundit nga Barcelona
Tash esht Koha
12:36 | 6 Janar 2020

Barcelona ka marrë vendim në lidhje me interesimin e Interit për transferimin e mesfushorit Arturo Vidal.

Barcelona ka një lajm të keq për Interin.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se klubi nga Camp Nou ka vendosur që Arturo Vidal të mbetet në Camp Nou, transmeton lajmi.net.

Mesfushori kilian ka zgjuar interesim nga Nerazzurrët, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Mirëpo, Barcelona ka insistuar se Vidal nuk është në shitje, së paku deri në fund të këtij sezoni.

Vidal ka shfaqur formë të shkëlqyeshme duke shënuar gola të rëndësishëm në javët e fundit te Barcelona.

Kurse, trajneri i Interit, Antonio Conte kërkon ribashkimin me Vidalin në Giuseppe Meazza. /Lajmi.net/

Tash esht Koha
TAGS