Interesim i madh për ta ndjekur nga afër koncertin e Capital T

Interesim i madh për ta ndjekur nga afër koncertin e Capital T
21:23 | 20 Shtator 2019

Capital T sonte mban koncertin e tij recital.

Capital T ka kohë që është duke përgatitur projektin më të madh në karrierën e tij, shkruan lajmi.net.

Reperi mban koncert në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa fansat e tij, të shumtë në numër janë drejtuar tek vendi ku do të performojë Capital T.

Lajmi.net ju sjell pamje nga minutat e para kur janë hapur dyert për të hyrë publiku pranë skenës ku do të këndojë reperi.

Shihet se ka interesim shumë të madh për ta përcjellë nga afër këtë koncert, e këtë e tregoi edhe vetë Capitali përmes disa postimeve.

Kujtojmë se ky koncert recital fillimisht ishte paraparë të mbahet më 19 shtator, por është shtyer për një ditë për shkak të reshjeve. /Lajmi.net/

TAGS