Interi bindet nga Ashley Young, gati blerja përfundimtare

Interi bindet nga Ashley Young, gati blerja përfundimtare

U transferua te Interi vetëm gjatë muajit janar dhe nënshkroi një kontratë të vlefshme deri në fund të qershorit, por mbrojtësi anglez Ashley Young pati nevojë për vetëm pak kohë, që të bindë të gjithë në ambientin zikaltër.

Në pak më tepër se një muaj futboll, mbrojtësi luajti 7 ndeshje me fanellën zikaltër dhe arriti të shënojë edhe një gol, ndërsa më pas futbolli u ndërpre, por drejtuesit e Interit kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin me anglezin.

Ka qenë Drejtori Sportiv Piero Ausilio, që në një intervistë për mediat italiane deklaroi se klubi i Interit ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me Ashley Young deri në qershor të vitit 2021.

“Kemi vendosur të ushtrojmë të drejtën e zgjatjes së bashkëpunimit me Ashley Young deri në verën e 2021-shit. Futbollisti ka bërë paraqitje mjaft të mira dhe është ambientuar shumë shpejt me fanellën zikaltër, ndaj do të vijojë të qëndrojë me ne”, tha Ausilio.

MEDIAL.mk