Interi e harron Mourinhon, para tij e zgjedh një tjetër trajner

Interi e harron Mourinhon, para tij e zgjedh një tjetër trajner

Jose Mourinho i ka ofruar shërbimet e tij Interit, por raportohet se Beppe Marotta po preferon Antonio Conten për pozitën e trajnerit.

Sipas ‘Tuttosport’, Jose Mourinho do të preferonte një rikthim te Inter, me të cilin skuadër në vitin 2010 fitoi Seria A, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë.

Mourinho e ka përmendur vazhdimisht dëshirën e tij që një ditë për t’u rikthyer te Inter, sidomos pas fitores që e arriti me Manchester United kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Por, njeriu i tij, Massimo Moratti nuk është më në klub, pasi Interin ia ka shituar Erick Thohir dhe pastaj Suning.

Raportohet se Steven Zhang dhe Beppe Marotta, stolin do të preferonin t’ia besonin Antonio Contes, para Jose Mourinhos./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS