Interi gjithmonë e më afër De Paulit

Interi është i afërt që të arrijë marrëveshje për mesfushorin sulmues të Udineses, Rodrigo De Paul, për të cilin pritet të paguhen 30 milionë euro plus bonuset.  

Lajmin e konfirmon gazetari Alfredo Pedulla, duke thënë se negociatat kanë arritur në një fazë të përparuar.

Nerazzurët janë të etur që ta mbyllin marrëveshjen për të shmangur konkurrencën e klubeve si Milan, Roma, Napoli dhe Tottenham.

Rodrigo De Paul . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Udinese dëshiron 35 milionë euro për De Paul, ndërsa Interi është duke ofruar 30 milion euro plus bonuse të lidhura me performancën e lojtarit.

Është e mundshme që Nerazzurri gjithashtu të ofrojnë disa nga lojtarët e tyre të rinj si pjesë e marrëveshjes.

Në fakt, FCInterNeës pretendon se shuma e parave do të jetë afër 18 milionë euro plus një ose dy lojtarë, me gjasë Xian Emmers dhe Andrea Adorante.

De Paul në aksion . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

24-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre asistime në 19 paraqitjet e tij këtë sezon në  Serie A.

Paraqitja e tij ka bërë që ai të ftohet edhe nga Kombëtarja e Argjentinës. /Telegrafi/

TAGS