Interi mendon ta blindojë Skriniarin, pritet rinovimi

Duket se çdo gjë është gati te Interi për rinovimin e kontratës së Milan Skriniar.

Qendërmbrojtësi sllovak aktualisht fiton 1,7 milionë euro në sezon, por sipas Gazzetta dello Sport me kontratën e re pritet të fitojë rreth tre milionë euro me bonuse.

Sipas burimit të lartpërmendur, kontrata besohet se do të skadojë në fundin e vitit 2023.

Skriniar në duel me Andrea Belotti (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Lojtarit pritet t’i vendoset një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh, duke ia vështirësuar kështu punën klubeve të interesuara për blerjen e tij.

Për lojtarin kishin shfaqur interesim serioz në afatet e fundit kalimtare Manchester Unitedi dhe Paris Saint Germaini.

Lexo po ashtu:

Muaj më parë edhe agjenti i lojtarit kishte konfirmuar se është refuzuar një ofertë nga Interi në vlerë 70 milionë euro, por nuk ka treguar se oferta nga cili klub evropian ishte.

Lojtari iu bashkua skuadrës nga Milano në verën e 2017 nga Sampdoria për rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/

TAGS