Interi në çerekfinale, Getafe në shtëpi

Interi në çerekfinale, Getafe në shtëpi

Skuadra e Interit është kualifikuar në çerekfinale të Europa League në futboll.  Interi shënon fitore me rezultat 2:0 ndaj Getafes nga Spanja, ndeshje që u zhvillua në stadiumin “Veltins Arena” në Gelsenkirchen.

Ndeshje mjaft e mirë dhe me dy gola të shënuar e një penallti të humbur. 

Në minutën e 33-të, Romelu Lukaku nga afërsia me goditje të fortë shënon, 1:0.  Në minutën  75-të, pasi që gjyqtari shikoi sistemin VAR akordoi penallti për Getafen. Futbollisti Jorge Molina merr përsipër që të gjuajë nga penalltia por topin e dërgoi jashtë portës, duke lëshuar rastin që ta barazon rezultatin. 

Në minutën e 83-të, Christian Eriksen i jep siguri zikaltërve, duke shënuar për rezultatin 2:0.