Interi rikthehet te fitorja, triumfon ndaj Sassuolo në spektaklin e shtatë golave

Interi rikthehet te fitorja, triumfon ndaj Sassuolo në spektaklin e shtatë golave
Tash esht Koha
14:24 | 20 Tetor 2019

Interi ka marrë një fitore të mundishme dhe të vështirë në udhëtim te Sassuolo.

‘Zikaltërit’ triumfuan me rezultat 3-4, anipse fillimisht u mendua se tre pikët do arkëtoheshin lehtë.

Skuadra e Antonio Conte ishte në avantazh prej 1-4, ku dy gola të Lautaro Martinez (2’ 71’) dhe dy të Lukakut (38’ 45’) i sollën epërsinë e lartë mysafirëve, ndërsa Berardi (16’) shënoi golin e vetëm në 74 minuta lojë për vendasit.

Por Sassuolo nuk u dorëzua dhe realizoi dy gola të shpejtë me Djuricic (74’) dhe Jeremy Boga (82’), kështu duke i sjellur vuajtje Interit deri në fundin e ndeshjes – megjithatë arritën të dilnin me tre pikë nga ‘Mapei Stadium’.

Pas kësaj fitoreje, Interi vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 21 pikë, një më pak se lideri Juventus, kurse Sassuolo renditet në vendin e 16 me gjashtë pikë. /Lajmi.net/

Tash esht Koha
TAGS