Interi rivalizon Milanin dhe Romën për De Paul

Interi po sfidon Milanin dhe Romën për mesfushorin argjentinas të Udineses, Rodrigo De Paul.

Ylli argjentinas ka tërhequr vëmendje të madhe në javët e fundit në sajë të shfaqjeve të tij të mira në Dacia Arena.

Deri më tani këtë sezon, 24-vjeçari ka shënuar gjashtë gola me ka bërë tri asistime në 18 ndeshje të Serie A për Udinese.

Lexo po ashtu:

Milani dhe Roma njihen të jenë të interesuar në De Paul, por tani garës i është shtuar edhe një skuadër tjetër e madhe italiane.

De Paul shënoi nga penalltia ndaj Interit (Getty Images)

Sipas mediumit Sky Sport Italia, Interi është vënë pas tyre pasi drejtuesit e pëlqejnë lojën e De Paul.

Lexo po ashtu:

Një transferim i tij mund të bëhet vetëm në fund të sezonit, pasi Udinese nuk do të donte të shiste më parë gjithsesi.

De Paul në të kaluarën ka luajtur për Racing Club në Argjentinë dhe Valencian në La Liga. /Telegrafi/

TAGS