Interi vë në shitje Perisicin, alarmohen Atletico Madrid dhe Manchester United

Interi besohet se ka vënë në shitje qysh për këtë afat kalimtar anësorin kroat, Ivan Perisic.

Corriere dello Sport shkruan se Interi pas një takimi të bordit është pajtuar që ta fusë në listën e transferimeve futbollistin kroat.

Dy prej klubeve që po besohet se mund të joshen nga një mundësi e tranferimit të lojtarit janë Atletico Madridi dhe Manchester United.

Perisic këtë muaj rpanoi se kishte ofertë nga Manchester United.

“Është e vërtetë se ka pasur ofertë nga Manchester United e isha afër të largohem”.

“Por, vendosa që të qëndroj siç kam thënë, ishte insistimi i Spallettit që luajti rol shumë të madh”.

“Në futboll, detajet e vogla në këto situata janë të rëndësishme”.

“Admirimi nga një trajner si Mourinho është një gjë që më ka lëkundur. Natyrisht se kjo është konfirmim për punën e madhe dhe paraqitjet e mira”.

“Kur lëvdoheni nga një njeri si Mourinho, menaxher i klubeve të mëdha si Manchester United, atëherë nuk është vështirë që të mendoj për një ofertë të tillë”.

“Jam krenar që ai ka një mendim të mirë për mua e këto gjëra më motivojnë shumë që të stërvitem dhe të arrij paraqtijet më të mira”, deklaroi Perisic kohë më parë.

/Telegrafi/

TAGS