INTERVISTË| Abdulla Saliu: Me votimin e koalicionit ASH-AAA do të fitojnë shqiptarët

INTERVISTË| Abdulla Saliu: Me votimin e koalicionit ASH-AAA do të fitojnë shqiptarët
Tash esht Koha

Abdulla Saliu garon për deputet në njësinë e parë zgjedhore nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, në zgjedhjet e 15 Korrikut. Ndaj, sot kemi realizuar një intervistë me të lidhur me zgjedhjet parlamentare.

Por kush është Abdulla Saliu?

Ai është themelues dhe udheheqës i disa ndermarrjeve private prej vitit 1990-2002, kurse nga viti 2004 deri me sot udhehëheq firmën “Saraj Grup”. Ka qenë bashkepuntorë i kompanisë Eurofisi Grup në Kosovë. Gjithashtu ka realizuar aktivitet biznesi në Bullgari, Kosovë, Shqipëri dhe Kinë.

Çka ju shtyu të kyçeni në politikë?

Saliu: Është e vërtetë se nuk jam marrë në mënyrë aktive me politik, por nuk mund të qëndroja asnjëherë anësh saj, pasi tek ne u degradua çdo gjë. Përbuzja ndaj shqiptarëve vazhdon edhe sot e kësaj dite, në të gjitha sferat e jetës, me çka kjo e bën që rinia jonë e mrekullueshme të shkojë rrugëve të mërgimit. Vlerësoj se të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, në këtë nënqiell shqiptar, do të bashkohen me pëkrahjen ndaj koalicionit ALEANCA PËR SHQIPTARËT ME ALTERNATIVËN për ta mposhtur zullumin e partive të vjetra politke.

Jeni i dyti në njësinë e parë zgjedhore? Cilat janë gjasat e koalicionit ASH-AAA në këtë zonë, por edhe në përgjithësi?

Saliu: Unë vij nga Komuna e Sarajit, ku për çdo ditë zhvilloj takime të shumta me qytatarët, ku edhe prezentoj platformën e ASH-AAA. Me këtë rast mund të them se disponimi qytetarë është shumë pro këtij koalicioni. Andaj, jam besimplotë se Komuna e Sarajit ēshtë rreshtuar tek vizioni jonë për një të ardhme më të mirë. Kështu duke votuar numrin 5 në zgjedhjet e 15 korrikut, do të dëshmojmë se duam një rrugëtim të ri me njerëz profesionist e me vlera, të cilët do ta avansojnë çështjen shqiptare dhe ekonomike.

Çka ofroni si koalicion dhe çka premtoni nëse zgjidhi deputet se do bëni në të mirë të qytetarëve?

Saliu: Platforma ASH-AAA bazohet kryesisht në zhvillim ekonomik e arsimor, çështje të cilat sigurojnë ardhmëri të begatë për fëmijët tanë në këtë shtet. Për mos të hyrë në detaje programin që është përpunuar nga ekspertë të fushave të ndryshme mund ta gjeni në www.tasheshtekoha.com. Me fitoren tonë çdo pikë e kësaj platforme do të bëhet realitet.
Zgjidhja ime si deputet, do të jetë pikë kthese për banorët e njësisë zgjedhore numër 1, sidomos atyre të Sarajit. Ata që më njohin e dinë se jam njeri i fjalës dhe i vendosur. Prandaj, ju garantoj se në Kuvendin e RMV gjithnjë do të jem zëri i juaj dhe problemeve tuaja, e asnjëherë nuk do të bëj kompromis kur bëhet fjalë për shtet të barabartë, drejtësi e mirëqenie. Tash është koha për ndryshimin e madh në kampin politk shqiptar!

Tash esht Koha