Investitorë nga Hong Kongu ofrojnë 800 milionë euro për blerjen e Interit

Investitorë nga Hong Kongu janë të gatshëm të ofrojnë 800 milionë euro për të blerë Interin, por Suning Grupi thuhet se di ta refuzojë atë.

Sipas gazetës Il Messaggero, është bërë një qasje fillestare për të parë nëse gjigantët kinez Suning do të ishin të gatshëm të shesin klubin e Serie A.

Oferta mendohet se peshonte plot 800 milionë euro dhe do t’u jepte pronarëve të tanishëm një pauzë serioze për mendime.

Lexo po ashtu:

Megjithatë, kjo gazetë italiane pretendon se oferta e parë në drejtim të pronarëve kinezë është refuzuar dhe vetëm një ofertë dukshëm më e lartë do t’i bënte të mendonin shitjen e klubit.

Zhang Jindong – Steven Zhang (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Pronari Zhang Jindong e ka kthyer klubin në rrugë të mbarë dhe fundi i marrëveshjes së zgjidhjes financiare të Fair Play-it është në horizont.

Me ardhjen e Suning Group klubi italian tani po vepron mirë edhe në tregun e transferimeve dhe deri më tani ka kryer disa të qëlluara.

Lexo po ashtu:

Drejtori i ri Beppe Marotta, që sollën pas përvojës së tij të suksesshme në Juventus, tashmë ka rezervuar mbrojtësin e Atletico Madridit, Diego Godin, si transferim i lirë në verën e ardhshme.

Ndërsa, në vitin e kaluar Interi goditi në shenj duke blerë një lojtarë të ri, por tani shumë të vlefshëm si Milan Skriniar. /Telegrafi/

TAGS