iPhone XR përbënte 39 për qind të shitjeve të iPhone në dhjetor

Disa analistë kanë deklaruar se iPhone XR është duke mos patur sukses në shitje, por të tjerët duket se janë pak më optimistë. Edhe vetë Apple kishin deklaruar se iPhone XR ishte duke u shitur mirë, por në fakt nuk dëshiroi të jepte ndonjë shifër.

Tani sipas shifrave të fundit, është zbuluar se iPhone XR përbënte 39% të shitjeve të iPhone në dhjetor 2018.

Kjo është në të vërtetë mjaft mbresëlënëse pasi sugjeron që iPhone XR përbën më shumë se një të tretën e shitjeve të iPhone.

Nuk është një garancion që iPhone XS dhe XS Max përbëjnë pjesën tjetër, përderisa Apple po vazhdon të shesë edhe modelet më të vjetra të iPhone.

Raportet e mëhershme sugjeruan se iPhone XR ishte në rrugën e duhur për të tejkaluar shitjet e iPhone XS, dhe duke u bazuar në këto shifra duket sikur ka arritur të bëjë pikërisht këtë.

Nuk është për t’u habitur që telefoni është duke pasur kaq shumë sukses. XR përfaqëson një version më të lirë të iPhone XS, ku për pjesën më të madhe vjen me të njëjtin harduer dhe specifika, përveç ekranit dhe kamerës.

Megjithatë, për ata që nuk mund të justifikojnë pagimin e rreth $ 300 më shumë vetëm për ato karakteristika, është një mundësi më bindëse. /Telegrafi/

TAGS