Irina Shayk flet për të herë të parë pas ndarjes nga Bradley Cooper

Irina Shayk flet për të herë të parë pas ndarjes nga Bradley Cooper
23:40 | 12 Korrik 2019

Qështja Irina-Bradely zgjon interes të madh në publik.

Irina Shayk dhe Bradley Cooper kanë qenë shumë të pranishëm në mediat rozë muajt e fundit për shkak të lidhjes së tyre bashkëshortore, shkruan lajmi.net.

Modelja ruse në një intervistë për Harper’s Bazar ka folur për herë të parë rreth martesës dhe ndarjes së saj nga aktori i njohur Bradley Cooper me të cilin ka edhe një vajzë.

“Mendoj se vetëm jemi qenie njerëzore: nëse nuk e ke, dëshiron ta kesh. Ka një perde dhe ti dëshiron që të shohësh se çfarë ka prapa perdes”.

Ajo ka folur edhe për idenë e martesës, duke thënë: “Çdokush e sheh martesën në mënyrën e vet. A besoj në martesë? Po sigurisht. Nuk jam ai person që është kundër” ka thënë modelja. /Lajmi.net/

TAGS