Ironizon Sherifi: U thash Limajt e Ahmetit që ta marrin edhe Hoxhajn me vete në Bruksel, ‘se ju boni horë’ (Video)

Shefi i grupit parlamentar të NISMA Socialdemokrate, Bilall Sherifi, duke komentuar kritikat e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj për takimet që kryetari i partisë së tij Fatmir Limaj, si dhe Shpend Ahmeti, kishin bërë në Bruksel, me ironi tha se ju ka thënë Limajt e Ahmetit, që ta marrin me vete Hoxhajn nëpër këto takime se i bëri “horë”, me këto kritika në publik.

Sherifi këto takime në Bruksel i ka vlerësuar si parapërgatitje të rëndësishme për dialogun, Kosovë-Serbi.

“I kam thënë edhe zëvendëskryeministrit Limaj, por edhe Shpendit, ‘merreni Enverin me vete se ju boni horë…Merrni me vete le të jetë aty, se s’po durohet e po flet gjëra që s’fliten’. Shkuarjet në Bruksel, janë parapërgatitje për diskutimet e ardhshme. Atje Limaj-Ahmeti kanë biseduar gjëra më shumë jo zyrtare se zyrtare”, u shpreh deputeti Sherifi në intervistën dhënë Telegrafit.

Lexo po ashtu:

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj kishte kritikuar takimin që Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti e kanë bërë në Bruksel.

Hoxhaj, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, kishte thënë se delegacioni shtetëror duhet ta ruajë nivelin dhe të bëjë takime vetëm me zonjën Federica Mogherini.

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se gjatë detyrës së tij në krye të diplomacisë asnjëherë nuk ka pranuar të ulë nivelin e përfaqësimit. /Telegrafi/

TAGS