Ish-ambasadori i Kosovës në Austri e Australi: Kthimi i shqiptarëve nga Siria nuk është për mburrje, por për turp 

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri e Australi: Kthimi i shqiptarëve nga Siria nuk është për mburrje, por për turp 

Sabri Kiçmari, profesor i UP-së dhe njëherit ish-ambasador i Kosovës në Austri dhe Australi, ka komentuar kthimin e 110 shtetasve të Kosovës nga Siria.

Në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se nuk është kurrfarë suksesi kthimi i 110 qytetarëve nga vatrat e luftërave në Siri, madje një veprim të tillë e ka cilësuar si turp për Kosovën, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:

“Disa liderë politikë po e quajnë sukses të madh kthimin e 110 shtetasve të Kosovës, që kanë qenë në zonat e ISIS-it. Ky nuk është kurrfarë suksesi, por marrja e zotit, që kaq shumë njerëz nga vendi ynë kanë qenë atje. Nuk është për krekosje, por për turp!” /Telegrafi/

TAGS