Ish deputeti i LSDM-së kundër mos-ekstradimit të Tomor Morinës në Serbi

Ish deputeti i LSDM-së kundër mos-ekstradimit të Tomor Morinës në Serbi

Ish deputeti i LSDM-së nga radhët e “Revolucionit Laraman”, Pavle Bogoevski, nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës së Shkupit që Tomor Morina të mos ekstradohet në Serbi. Deputeti që para disa muajve dha dorëheqje për shkak të një skandali ku dyshohej se është incizuar duke porositur drogë, Morinën e konsideron kriminel.

“Sa për sqarim, lidhur me çështjen Serbi/Kosovë, e përkrahi të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës (qëndrim që zyrtarisht e ndan edhe shteti ynë). Por si mundemi të presim që dikush tjetër të na i kthejë kriminelët tanë, kur ne nuk e bëjmë këtë?

Kjo paraqet lloj të gabuar të ndikimit politik ndaj gjyqësorit. Deri sa kemi përfaqësues të lartë zyrtarë, zv/kryeministra dhe kryetarë komunash që paraprakisht e kahëzojë gjykatën se në çfarë drejtimi duhet të vendosë-nuk do të kemi gjyqësor”, vlerëson Bogoevski.