Ish-drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, zbuloi se ai dëshironte ta kthente Carlo Ancelottin në Milan dhe se kishte tentuar ta transferonte anësorin e Napolit, Jose Callejon.
Carlo Ancelotti ishte përfolur për një kthim të mundshëm në
Milan në muajt pas dështimit të pronarit Li YongHong në vitin 2017, përderisa Callejon
ishte përfolur për një shkëmbim të mundshëm me Suson në atë vit, transmeton
Gazeta Express.
“Ne menduam për të dhe kishte pak spekulime”, tha Mirabelli
për Radio Kiss Kiss.
“Ne gjithashtu dëshironim që ta merrnim Callejon në atë kohë,
por nuk ishte qëllimi ynë ta shesim Suson sepse sapo ia kishim rinovuar kontratën.
Suso gjithmonë i ka pasur tifozët e vet”.
50-vjeçari pastaj u pyet nëse do të ketë neogicata për
transferimin e Gianluigi Donnarummas te Napoli, duke e marrë parasysh se është
klubi i vendlindjes së tij.
“Unë kurrë nuk kam marrë asnjë telefonatë nga ndonjë klub
italian për Donnarumman”, shtoi Mirabelli. /Gazeta Express/