4 Shkurt 2019 / 12:23
Ish-drejtori për Siguri dhe Kundërzbulim, Vladimir Atanasovski i është shtyrë masa paraburgimit me 30 ditë të tjera. Gjykata Penale të premten i ka shqiptuar masën e paraburgimit ish-drejtori Atanasovski, i cili dyshohet për ngjarjet e përgjakshme të 27 Prillit në Kuvend.
Atanasovski u burgos në fillim të muajit dhjetor vitin e kaluar pas dëshmisë së vëllezërve Stefan dhe Mihail Mladenovski, të cilët pas dëshmive mbrojtëse, akuzuan ish-drejtorin Atanasovski si organizator të ngjarjeve të përgjakshme natën e 27 Prillit në Kuvend.
Atanasovski në krye të DSK-së u emërua në fund të vitit 2016, kur nga funskioni i atëhershëm dha dorëheqje Sasho Mijalkov.
Loading…