Ish futbollisti i Juventusit, sot mban dy puna për të mbajtur familjen

Ish futbollisti i Juventusit, sot mban dy puna për të mbajtur familjen
13:44 | 6 Janar 2020

Fabian O’Neill është shembull i keq për menaxhim të parave.

Fabian O’Neill gjatë karrierës si futbollist shkëlqeu me fanellën e Cagliarit kurse më pak me atë të Juventusit dhe Perugias.

Mirëpo, jeta e tij jashtë futbollit nuk ishte shembull i mirë sepse uruguaiani nuk ishte administrator i mirë i pagave që mori si futbollist.

Gjatë një interviste për “El Pais”, O’Neill ka bërë të ditur se humbi rreth 15 milionë euro në “gara me kuaj dhe femra”, transmeton lajmi.net.

Sot për të mbajtur familjen punon në një lokal në La Nueva Lata dhe në një fabrikë. “Jam mirë, mendoj vetëm që mos t’i mungojë asgjë familjes”, deklaroi ai.

“Në kohën time në Juventus ishin kampionë të mëdhenj si Zidane e Del Piero që ishin futbollistët më të fortë”, u shpreh O’Neill. /Lajmi.net/

TAGS