Ish i dashuri e hedh nga ballkoni, ndërron jetë modelja e famshme e “Playboy”

Ish i dashuri e hedh nga ballkoni, ndërron jetë modelja e famshme e “Playboy”

Modelja e famshme e “Playboy”, Amie Harwick ka ndërruar jetë  në një mënyrë tragjike, pasi është hedhur nga ballkoni nga ish- i dashuri i saj, Gareth Pursehouse.





Amie u gjet pa shenja jete dhe tërësisht e gjymtuar si pasojë e rënies, në ambientet e jashtme të apartamentit të saj në Hollywood Hills.

Sipas burimeve të para të policisë dyshimet bien mbi ish të dashurin Gareth Pursehouse.

Mësohet se 38-vjeçarja kohët e fundit kishte kërkuar dhe një urdhër mbrojtjeje, sepse shqetësohej shpesh nga Gareth, por kjo kërkesë nuk është marrë shumë seriozisht nga autoritetet lokale shkruan CNN. Pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e 41-vjeçarit, që tashmë i duhet të përballet me akuzat e vrasjes.

TAGS