Ish-kampioni botëror, Primoz Peterka i uron suksese Albin Tahirit në Lojërat Olimpike Dimëore (Video)

Kanë mbetur edhe disa orë deri tek fillimi i Lojërave Olimpike Dimërore.

Këto të fundit do të zhvillohen në PyeongChang të Koresë së Jugut dhe pritet të startojnë rreth orës 12:00, sipas kohës sonë lokale.

E pjesë e tyre për herë të parë është edhe shteti ynë, Kosova, e cila përfaqësohet përmes skiatorit Albin Tahirit.

Primoz Peterka

Këtij të fundit i kanë uruar shumë suksese sportistë të shumtë që marrin pjesë në këto gara ndërkombëtare.

Mesin e tyre është edhe ish-kampioni botëror në kërcime me ski, Primoz Peterka, i cili shpreson në suksese të Tahirit.

“Dua t’ju uroj të gjitha të mirat pasi që e di që merrni pjesë për herë të parë”, tha ndër të tjerash Peterka.

Theksojmë se përfaqësuesja e Kosovës ka vetëm një atlet, i cili garën e parë do ta zhvilloj më 11 shkurt, nga ora 15:00. /Telegrafi/