Ish lojtari i Realit: Po i numëroj ditët deri në pensionimin e Messit

Ish mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ke befasuar të gjithë me një deklaratë të tij.

Lojtari që gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Liverpool, ka thënë se po i numëron ditët deri në pensionimin e Lionel Messit.

Arbeloa ka shtuar se asnjëherë nuk është impresionuar nga loja e Messit, i cili ka të fituar pesë Topa të Artë.

Messi, i cili sot konsiderohet në mesin e më të mirëve në histori të futbollit, nuk i ka mbushur syrin Arbeloas.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer, por unë nuk kam mundur ta shijoj asnjëherë futbollin e tij dhe as që do ta bëjë këtë në të ardhmen”, ka deklaruar Arbeloa, përcjell ‘lajmi.net’.

“Shpresoj që ai do të pensionohet sa më herët, dhe unë tashmë po i numëroj ditët”./Lajmi.net/