Ish-mikesha nuk i la gjë pa thënë, Jonida Maliqi e çon në gjyq

Ish-mikesha nuk i la gjë pa thënë, Jonida Maliqi e çon në gjyq

Ditën e djeshme bëri bujë thumbimi i blogeres Alba Danaj, e cila është mikesha e fëmijërisë së këngëtares Jonida Maliqi.





Këngëtarja e ftuar në “Klanifornia” u shpreh që nuk i pëlqen trendi i ri i çantave të vogla dhe kjo deklaratë duket se nuk i pëlqeu Albës e cila shpërtheu ndaj Jonidës publikisht.

“Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”- shkruan ajo në një postimi në “Instagram”. Pas kësaj nuk ka munguar as reagimi i Jonidës e cila u me anë të postimeve të saj la të kuptohej se e gjitha ishte një gënjeshtër.

“Thuaj një gënjeshtër një herë dhe të gjitha të vërtetat vihen në pikëpyetje. Nëse do që të të besojnë, ji e sinqertë. Nuk fitohen miqtë me sallatë”, shkruante Jonida. Megjitha çështja nuk do zgjidhet me kaq.

Megjithatë nuk ka përfunduar me kaq, pasi Jonida e ka çuar në gjyq ish-mikeshën e saj  dhe ka marrë një avokate për të ndjekur çështjen.

Alba pretendon se Jonida ka ofenduar familjen dhe fëmijën e saj ende pa lindur, ndaj ajo shprehet se pavarësisht vlerës monetare që mund të humbë nëpër gjyqe, këtë s’do t’ia harrojë kurrë.

“Ti mund të flasësh gjepura për mua, gjërat materiale s’më interesojnë dhe s’kanë rëndësi, por në momentin që flet gjëra të papërshtatshme për familjen time dhe sidomos për fëmijën tim ende të palindur, atëherë do të më interesojë dhe s’do të fal e harroj kurrë.”- shkruan Alba krahas fotos, pa shpjeguar më tepër se ç’ka ndërmend të bëjë.

TAGS