Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Juventusit, Nicklas Bendtner, mbetet larg futbollit, shkak arresti shtëpiak për sulm fizik ndaj një taksisti

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Juventusit, Nicklas Bendtner është në arrest shtëpiak pasi e kishte sulmuar një taksist fizikisht.

Ai së fundmi ka postuar edhe foto nga shtëpia me një rreth në këmbë që e cakton perimetrin e lëvizjes së tij.

Vendimi për dënimin e tij është lëshuar nga një gjykatë në Kopenhagë në nëntor.

Lojtari dhe e dashura e tij udhëtuan me një taksi dhe e lanë atë disa minuta pa paguar.

Shoferi i taksive shkoi në kërkim të tyre dhe e hodhi një kuti drejt lojtarit, edhe pse ai nuk e goditi atë .

Ata kishin shkëmbyen fyerjet dhe Bendtner e hodhi atë në tokë me një grusht, sipas imazheve të kapura nga kamerat e sigurisë në zonë.

“Uroj që e gjithë kjo të mos ndodhte, as tek unë, as tek shoferi i taksive, i cili më pas e humbi punën, pavarësisht se si sillet apo çfarë tha ai, nuk është diçka që ai do të kishte dashur”, kishte shkruar më vonë lojtari.

Bendtner, 30 vjeç nuk e ka apeluar vendimin dhe dëshiron të jetë gati për fillimin e sezonit me Rosenborg, në fund të marsit.

Ai do të rrijë në shtëpi për 50 ditë, por për t’i bërë shoqëri është e dashura e tij seksi, Philine Roepstorff.

Bendtner është dashur ta kompensojë shoferin me 11,350 korona (më pak se 2.000 euro) dhe t’i paguajë shpenzimet gjyqësore.

Bendtner ka shënuar 30 gola në 81 ndeshje me Danimarkën.

Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur me klube si Arsenal, Birmingham, Sunderland, Juventus, Nottinghahm dhe tani te Rosenborg. /Telegrafi/

TAGS