Ish sulmuesi i njohur zbulon destinacionin e ardhshëm të Pep Guardiolas

Ish sulmuesi i njohur zbulon destinacionin e ardhshëm të Pep Guardiolas

18:13 |

Ish-sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni, është i bindur se trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, përfundimisht do të merr drejtimin e një skuadre në Itali.

Guardiola ka qenë i lidhur me Juventusin, edhe pse javën e kaluar i ka mbyllur spekulimet rreth të ardhmes së tij.

“Për Juventusin, ai do të ishte një rast i mirë. Kudo që ka shkuar, spanjolli ka impresionuar me lojën e tij”, tha italiani për tuttojuve.

I ngjajshëm

“Ai ka fituar gjithmonë edhe nëse nuk ka arrit të triumfoj në Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn. Jam i sigurt se një ditë, Guardiola do të vijë të stërvit në Itali, kështu më tha kur u largua drejt Anglisë”.

“Ai është një person i cili gjithmonë ka respektuar kontratat dhe kurrë nuk është shkarkuar. Nuk e di se çfarë ide ka, por e kam një ndjenjë se do të vjen në vendin tonë”, tha ish-futbollisti.

Ndryshe, Juve tashmë është në kërkim e sipër të një trajneri pas largimit të Max Allegrit.

autor: Lajmi.net

18:13 |

TAGS