Ish-trajneri i Shqipërisë i etur për punë: Pranoj oferta edhe nga Afrika e Amerika e Jugut

Ish-trajneri i Shqipërisë i etur për punë: Pranoj oferta edhe nga Afrika e Amerika e Jugut

Christian Panucci është ende në pritje të ofertës së duhur për të nisur një aventurë të re.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare në një intervistë për mediat italiane ka deklaruar se do të pranonte për të punuar edhe një ofertë që mund t’i vinte nga Afrika ose Amerika e Jugut.

Ish-mbrojtësi italian ka vetëm një dëshirë të rikthehet në stolin e një skuadre për të bërë atë që dashuron më shumë në këto momente profesionin e trajnerit.

“ Pres ofertën e duhur, kam patur deri tani 6 të tilla. Do të shkoja edhe në Afrikë ose Amerikën e Jugut, skuadra ime e re nuk duhet të jetë me forcë Reali i Madridit”, deklaroi ish-trajneri i kombëtares shqiptare.

MEDIAL.mk