Rafiz Aliti, i njohur në opinion me nofkën e luftës, Komandant Msusi në një prononcim për News33 ka komentuar deklaratën e kreut të Komunës Qendër ku thotë se Kosova është Serbi.
Msusi i luftës thotë se Bogdanoviq me këtë deklaratë mundohet ta josh komunitetin Serb. Por shton se bogdanoviq duhet t’jep dorëheqje morale.
Rafiz Aliti më tej tha se kreu i komunës është kundër vet politikave të proklamuara nga kryeministri dhe LSDM-ja. Pohon se deklaratat e tilla prishin edhe imazhin e shtetit.
Komandant msusi thotë se ish ushtarët nuk iritohen nga deklarata të tilla. Porositi Bogdanoviqin që të lexoj histori.
Ai thotë se koalicioni LSDM-BDI, duhet të distancohet nga deklaratat e Bogdanoviq
Aliti foli edhe për kryeministrin shqiptar.
Aliti tha se ndarja e posteve është në favor të BDI-së por deklaroi se në aspektin kombëtarë nuk është barazi e plotë nëse shqiptarët marrin gjashtë apo shtat ministri.
Foli edhe për mos zgjidhjen e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së.
E në fund ai u ndal dhe foli edhe për ndodhitë dhe arrestimet e speciales në Kosovë.
Kujtojmë, Rafiz Aliti ka fituar 4 herë mandatin e deputit, ka qenë dy mandate nënkryetarë i Kuvendit. Përpos deputetit, Aliti ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit të postës.