Ish-ylli i United: Salah po e përdor Liverpool-in si trampolinë

Ish-ylli i United: Salah po e përdor Liverpool-in si trampolinë

Gary Neville, ish-yll i Manchester United, ka parë shumë kampionë gjatë karrierës së tij dhe po aq shumë që kanë ndërruar fanellën pa shumë vështirësi.

Si legjendë e një skuadre, është normale që ai të mos i shikojë me sy të mirë lojtarët që vendosin të braktisin skuadrën e tyre.

Për shkak se ka parë shumë të tillë, ai mendon se është në gjendje të parashikojë cilët do të jenë lojtarët e ardhshëm që do “të përdorin” skuadrën për të arritur te një ekip tjetër. Një nga këta, sipas tij, do të jetë Mohamed Salah.  

“Nuk është kurrë e lehtë të zëvendësosh një lojtar të tillë. E kam thënë një vit e gjysmë më parë se do të largohej nga Liverpool-i”, ka thënë Neville për The Sun.

“Mendoj se në këtë rast është pak më e lehtë në kuptimin që tifozët e Liverpool-it nuk tregojnë një dashuri të madhe për Salah: është një çështje që ka të bëjë me lidhjen që ke me ekipin dhe ndershmërinë”.

“Mendoj se ai ka dëshirë të luajë te Real Madrid ose Barcelona. Nuk është një kritikë kundrej Salah. Kam luajtur me Beckham, Van Nistelrooy, Cristiano Ronaldo: donin të fitonin e Topit të Artë, të shkonin te Real Madrid, donin të ishin në qendër të vëmendjes dhe të luanin te klubet më të mëdha të botës”.

“Mendoj se Salah po e përdor Liverpool-in si trampolinë për të arritur te klubet më të rëndësishme”, ka përfunduar Neville.

MEDIAL.mk