“Isha në shtëpinë e Rakitic, ishte gati të nënshkruante me Milan”

“Isha në shtëpinë e Rakitic, ishte gati të nënshkruante me Milan”

Detaje interesante janë zbuluar nga e kaluara e Ivan Rakitic.

Ish drejtori sportiv i Milan, Massimiliano Mirabelli, ka treguar disa detaje nga e kaluara, kur Ivan Rakitic ishte gati të kalonte te Milan.

Mirabelli ka zbuluar ‘sekretin’ se ai ka qenë në shtëpinë e kroatit dhe marrëveshja me të ishte thuajse e kryer.

“Do të zbuloj një sekret që nuk e kam thënë kurrë”, ka thënë Mirabelli.

“Kur punoja te Milan, isha në Barcelonë për të provuar ta bindi Rakitic. Ai negocionte kontratën e re me Barcelonën dhe shpresoja se do të dëgjonte oferta”, ka shtuar ish drejtori i Milan.

“Ishim në shtëpinë e tij, ishte i emocionuar dhe më tha se nëse nuk rinovon me Barcën, do të kalonte te Milan. Në fund, ai nënshkroi me Barcën, por kisha kënaqësinë të takoja një sportist si ai”, ka thënë ndër të tjerash Mirabelli.

Rakitic përsëri është në mesin e lojtarëve që pritet të largohen nga Barcelona, gjatë merkatos së verës.

Barcelona i ka vënë lojtarit çmimin prej 20 milionë eurove.

MEDIAL.mk