Alsat 2019-12-12T19:18:48+01:00
Epidemia e fruthit mbaron nga sot në gjithë territorin e vendit. Komisioni për sëmundje ngjitëse pranë MSH ka konstatuar se janë plotësuar të gjitha kushtet epidemiologjike që epidemia e shpallur muaj më parë të mos jetë më aktive. Deaktivizimi i epidemisë është konstatuar 45 ditë nga rasti i fundit i regjistruar me fruth. Që nga dhjetori 2018 e deri në fund të javës se shkuar numri i përgjithshëm i të prekurve me fruth në vendin tonë ka qenë 1,901 raste. Gjithsej 1,530 apo 80,5% nga të prekurit kanë qenë fëmijë të pa vaksinuar tërësisht, apo të pa vaksinuar me të gjitha dozat, ose me status të panjohur vaksinal. Marrë parasysh faktin se sëmundje është regjistruar në tërë rajonin e Europës, është e mundur paraqitje e rasteve të importuara si dhe zgjerim të sëmundjes te personat e pa vaksinuar. Komplikimet e shkaktuara nga fruthi morën me vete 4 viktima.
Loading…