Ishte më i miri në skuadrën që fitoi Premierligën, por Mahrez po mëson akoma me Guardiolan

Ishte më i miri në skuadrën që fitoi Premierligën, por Mahrez po mëson akoma me Guardiolan

Ishte më i miri në skuadrën që fitoi Premierligën, por Mahrez po mëson akoma me Guardiolan

Skuadra e Manchester City e ka bërë Ryiad Mahrez të duket si një lojtar jo aq i jashtëzakonshëm.

Mahrez, i cili dukej fantastik me fanellën e skuadrës së Leicester City, ka thënë se tek Manchester City është duke mësuar akoma disa gjëra rreth futbollit.

Duket se taktikat e Pep Guardiolas dhe stili i tij i lojës kanë qenë nivel i lartë për yllin algjerian.

“Ajo që më pëlqen është se jam i lirë që të tregoj vetën time në fushë. Ajo është gjëja më e rëndësishme për mua. Më pëlqen të luaj edhe në mes të fushës, por më pëlqen të filloj nga e djathta” ka thënë fillimisht Mahrez për faqen zyrtare të Manchester City, transmeton lajmi.net.

“Gjërat janë pak më ndryshe me Guardiolan. Ai pëlqen që ne të qëndrojmë tek vija anësore, kurse unë isha mësuar të depërtoja nga mesi i fushës. Është ndryshe por duhet të mësohem. Është proces mësimi. Mësojmë gjëra të ndryshme me trajnerë të ndryshëm” ka thënë ndër të tjerash Mahrez.

Mahrez nuk ka arritur akoma që të fitojë pozitën e titullarit tek Man City, kundër një Raheem Sterling dhe Bernardo Silva që po shkëlqejnë në krahun e djathtë. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS