Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Durrës 49-vjeçari

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Durrës 49-vjeçari

Një 49-vjeçar i cili është ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës.



Uniformat blu të Durrësit, në bashkëpunim me Zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana kanë vënë në pranga shtetasin me iniciale F.T, banues në Gjepalaj, Shijak, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Pavias, Itali, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” dhe marrëveshjen dypaleshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikes së Shqipërisë dhe Italisë.