“Ishte pa të brendshme”/ Nxehet Aurela: I kisha veshur, ju të nxirrni nga vetja

“Ishte pa të brendshme”/ Nxehet Aurela: I kisha veshur, ju të nxirrni nga vetja

Aurela Hoxha ka bërë edhe njëherë mediat të flasin për të, teksa shkëlqeu me një fustan të kuq në Javën e Modës në Milano. Duke i lënë pak vend imagjinatës me fustanin e kuq. Kaq mjaftoi që në media të flitej se modelja ishte pa të brendshme poshtë fustanit transparent. Këto lajme duket se kanë sjellë irritim tek Aurela, e cila si rrallë herë ka shpërthyer në rrjetet sociale.





“Është e frikshme sa njerëz negativ që mban kjo tokë!!! Po sigurisht për sa kohë nuk keni asgjë më të mirë për të bërë do merreni me punët e të tjerëve…pasi kjo e imja është punë! Dhe punoj që 14-vjeçe para se të gjithë parazitët e Instagramit të merrnin hapësirë për të dhënë mendim. Për të mos folur për “gazetarët” e portalet e tyre! T’ju vijë turp! Jo vetëm që kam të brendshme, por dhe i keni të dukshme, plasni sytë! Ju të nxirrni nga vetja!”, ka shkruar ajo në Instagram.

TAGS